Avokatet

z.dr. Maarten Pijnenburg


Numri i celularit: 06 546 389 98
Email: pijnenburg@dekenspijnenburg.nl

Avokatet

z.dr. Maarten Pijnenburg


Numri i celularit: 06 546 389 98
Email: pijnenburg@dekenspijnenburg.nl

Pas studimit të ligjit Hollandez dhe Ndërkombtar tek Universiteti i Amsterdamit, në vitin 1990 Maarten Pijnenburg është betuar si avokat në Utrecht. Që prej transferimit në Amsterdam ai merret në përgjithësi vetëm me trajtimin e çështjeve penale, ku theksi qëndron tek trajtimi i çështjeve penale të mëdha të komplikuara. Në krahë të kësaj interesi i tij në mënyrë të veçantë shkon tek mbrojtja e gazetarëve që ndiqen gjatë ushtrimit të punës së tyre, ose në mënyrë tjetër pengohen në veprimtarinë e tyre (shih publikimet). Maarten nuk flet me qejf ne publik mbi çështjet që trajtonvetëm në rast se e kërkon interesi i klientit(ëve). Publiciteti nuk është fare hoby(interesi) i tij. Por ai nuk i shmanget (më) atij. Në përgjithësi tek ai ka përparësi mbrotja e interesave të klientëve jashtë vëmendjes së medias, vetëm nëse- siç u përmend më parë- është e nevojshme që këndvështrimin e një klienti(ëve) ta shprehi në publik, ose të reagoj mbi këndvështrimin/pozicionin e Prokurorisë.

Në 2000 ai ka marrë pjesë në themelimin e Keizer Advocaten( Avokatët Keizer). Në 2010 kjo zyrë prej një grupi të pasionuar avokatësh u vazhdua më tej nën emrin Pijnenburg. Përvec punës si avokat ai ka qenë gjithashtu aktiv i përfshirë tek instituti i kurseve Capijn si bashkëthemelues, i cili merret me organizimin e kurseve juridike brenda edhe jashtë shtetit.

Maarten Pijnenburg është anëtar i Shoqatës së Avokatëve Penal dhe merr pjesë tek rrjete të ndryshme ndërkombtare të avokatëve.